Postura e gabuar dhe ndikimi i saj në shëndetin tuaj

Postura e trupit nuk është thjesht një aspekt estetik; ajo ka një rol thelbësor në funksionin dhe mirëqenien e përditshme. Qëndrimi i gabuar mund të shkaktojë dhimbje dhe disbalanca që, pa trajtim, përkeqësohen me kalimin e kohës.

Sipas fizioterapistit Sokol Loshi, një qëndrim jo i rregullt shpesh shoqërohet me dhimbje të qafës, dhimbje shpatullash, dhimbje mesi si dhe me disbalanca muskulare që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shenjat më të zakonshme të një posture jo të rregullt:
1-Humbja e harkut natyral të qafës
2-Asimetria e shpatullave
3-Disbalanca e legenit


Këto nuk janë vetëm ndryshime vizuale, por tregues të qartë të nevojës për ndërhyrje profesionale.

Rekomandimi i fizioterapistit Sokol Loshi

Nëse vëreni një ose më shumë nga këto shenja, është e rëndësishme të konsultoheni me një fizioterapist. Përmes një vlerësimi klinik të detajuar, përcaktohet një protokoll individual rehabilitimi, i cili mund të përfshijë:
– Ushtrime për forcim dhe stabilizim
– Trajnim për ndërgjegjësim postural dhe ergonomi
– Intervenime manuale terapeutike
– Ndjekje dhe përshtatje të planit sipas progresit të pacientit


Qëllimi i këtij procesi është përmirësimi i posturës, reduktimi i dhimbjeve dhe rikthimi i funksionit normal të trupit.

Na kontaktoni në +355 69 55 33 683 për të rezervuar orarin tuaj!