Patologjitë Pediatrike

Fizioterapia pediatrike

Përfshin fizioterapinë tek fëmijet ose adoleshentët. Përfshin patologjitë e tilla si tortikolisi, skolioza infantile, pleksusi brakial.

Fizioterapia tek fëmijet për problemet e tyre të lindura ose të zhvilluara gjatë viteve të para të jetës është tepër e rëndësishme të kryhet në moshë sa më të hershme. Kujdesuni që ti adresoni problemet e fëmijeve tuaj tek klinika jonë sa më herët, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të shpejta dhe ata të jetojnë pa dhimbje ose probleme në trupin e tyre.

Tortikolisi

Tortikolisi është deformim i muskulit sternokleidomastoid.

  • Shtrembërim i kokës nga ana e muskulit të shkurtuar
  • Shikim i drejtuar nga ana e shëndetshme
  • Kufizim i lëvizjes së qafës

  • Asimetri e kokës dhe e fytyrës
  • Vetulla më e ulët dhe vesh i petëzuar nga ana e tortikolisit

Patologjitë

1Tortikolisi
Deformim i muskulit sternokleidomastoid që shkakton vështirësi në lëvizjen e qafës, asimetri të kokës dhe fytyrës.
2Skolioza dinfantile
Shtrembërim anësor dhe rrotullues i shtyllës kurrizore tek fëmijet më të vegjël se 3 vjeç, që shkaktohet nga anomnali të lindura të vertebrave, sindroma të ndryshme, çrregullime neurologjike, ose për arsye te panjohura.
3Pleksusi brakial
Dëmtim i nervave që mundësojne lëvizjet e shpinës, shpatullës, krahëve e duarve.
Kontakto Tani
1
Përshëndetje, si mund t'ju ndihmojmë ?
Fizio Elite
Përshëndetje, si mund t'ju ndihmojmë ?