Fizioterapia ortopedike
Fizioterapia ortopedike përfshin patologji të tilla ortopedike si skolioza, kifoza, lumbalgjia, hernia diskale etj.
Lumbalgjia
Nje nder problematikat kryesore dhe me te shpeshta, eshte dhimbja e mesit (lumbagie). Simptomat e saj perfshijne:
- Dhimbje ne regionin lumbar (tek mesi)
- Reduktim i ROM-it artikular ( kufizim i levizjes)
- Humbje te funksionalitetit
- Veshtiresi ne ecje
- Formimi i kontrakturave muskulare
Patologjitë
1Lumbalgjia
Dhimbje e mesit (lumbagie), e cila mund të shkaktohet nga shkaqe si: dëmtime, profesioni, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë etj.
2Skolioza
Skolioza është lakimi anash i shtyllës kurrizore, e cila si pasojë i jep shtyllës pamjen e gërmës C ose S.
3Kifoza
Kifoza ose përthyerja e trupit nga përpara, është rritja e lakimit në pjesën e kraharorit(pjesës torakale) e quajtur ndryshe si gungë e shtyllës kurrizore.
4Hernia diskale
Hernia e diskut/diskale zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual dhe si pasoje degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore.