Kush jemi ne ?

Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor, i cili synon rivendosjen e lëvizjeve funksionale dhe rritjen e cilësisë së jetës për personat me dëmtime fizike, ose atyre me aftësi të kufizuara.

Fizioterapia përfshin vlerësimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve në shumë specialitete: ortopedi-traumatologji, neurologji, reumatologji, pediatri, kardiologji, dëmtime sportive, etj.

Të gjitha këto shërbime ofrohen në klinikën Fizio-Elite. Patologjite që trajtojmë janë patologjitë neurologjike, patologjitë ortopedike, patologjitë pediatrike, patologjitë sportive, patologjitë traumatologjike dhe patologjitë geriatrike.

Pranë klinikës Fizio Elite, këto patologji trajtohen me anë të terapisë manuale, terapisë ushtrimore, terapisë me kupa dhe modaliteve. Sipas problemit tuaj, fizioterapistët tanë do të zgjedhin terapinë e përshtatshme për ju, ose mund të përdorin kombinime të disa llojeve të terapisë për rezultate më të shpejta e të kënaqshme.


Doni të vizitoni klinikën tonë? Rezervoni një konsultë falas!